Më dt. 12 dhe 13 dhjetor 2022, Akademia e Drejtësisë, në bashkëpunim me partnerin e saj USAID – projekti Drejtësia Komerciale, ka vazhduar me sesionin e III-të të trajnimeve nga fusha Komerciale për Gjyqtarët e Gjykatës Komerciale.
Gjatë këtij sesioni u trajtuan dy (2) tema me rëndësi si:
Gjatë dy ditëve të trajnimit, gjyqtarët patën rastin që të diskutojnë rreth Kontratës për ndërtim dhe veçorive të saj, kontrata me çelës në dorë, efektet juridike të kontratës për ndërtim, shuarja e kontratës për ndërtim, kontrata publike e ndërtimit.
Gjithashtu u diskutuan edhe çështjet e të drejtës së komercit, mbrojtja e të dhënave personale, pronësia intelektuale në sferën dixhitale etj.
Trajnimet u karakterizuan me diskutime interaktive mes trajnuesve dhe pjesëmarrësve, duke u sfiduar dhe analizuar edhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit ishin Gjyqtarët e Gjykatës Komerciale të të dy niveleve.
14-12-2022