Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

14-12-2022

Nën moduli –E drejta ekonomike– sesioni i dytë: Kontratat në ekonomi, punët bankare dhe siguruese

Më 14 dhjetor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e parë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “E drejta Ekonomike”, në mbështetje të trajnuesit  z. Mahir Tutuli, Kryetar në Gjykatën Komerciale.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: Kontratat në ekonomi, Punët e veçanta kredituese dhe Punët shërbyese bankare

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar.

Shpërndaje :