Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

14-12-2022

Arsyetimi i vendimeve gjyqësore – Lëmia Civile

Më 14 Dhjetor 2022, Akademia e Drejtësisë kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin me temë Arsyetimi i vendimeve gjyqësore – Lëmia Civile”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Valon Totaj, Kryetar në Gjykatën e Apelit dhe z. Lumni Sallauka, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve në ngritjen e kapaciteteve profesionale lidhur me hulumtimin ligjor, shqyrtimin gjyqësor dhe hartimin e vendimeve gjyqësore.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste nga praktike gjyqaësore.

Përfitues të këtij trajnimi janë: gjyqtarë nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme, gjyqtarë nga Gjykata e Apelit dhe nga Gjykatat Themelore si dhe bashkëpuntorë profesional.

Shpërndaje :