Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

23-12-2022

Nën moduli –E drejta ekonomike– sesioni i tetë: Zgjidhja alternative e kontesteve

Më 23 dhjetor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e parë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “E drejta Ekonomike”, në mbështetje të trajnuesit  z. Mahir Tutuli, Kryetar në Gjykatën Komerciale.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: Shqyrtime te përgjithshme mbi arbitrazhin, llojet e arbitrazhit, vendimi i arbitrazhit procedura për të kërkuar shqyrtim gjyqësor dhe arsyet për të anuluar një vendim, marrëveshja për ndërmjetësim dhe arritja e marrëveshjes në ndërmjetësim dhe përmbushja e saj.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapoemëruar.

Shpërndaje :