5-6 Dhjetor 2022, Në kuadër të bashkëpunimit mes Akademisë së Drejtësisë së Kosovës dhe Rrjetit të Trajnimit Gjyqësor Evropian (EJTN), respektivisht projektit të EJTN-it për Ballkanin Perëndimor II, projekt trevjeçar i financuar nga Komisioni Evropian - Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerim dhe Negociatat e Fqinjësisë (DG Near), përmes Akademisë së Drejtësisë së Kosovës janë ftuar të gjithë përfituesit për aplikim në programin e shkëmbimit për vitin 2022.
Në këtë program, në njërën nga këto vizita studimore, është përzgjedhur Gjyqtari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, z. Kreshnik Kaçiu, i cili ka realizuar vizitën studimore dhe ka marrë pjesë në Seminarin dy ditor për Menaxhimin e ndryshimeve, në institucionet e gjyqësore në rrethana të reja gjatë dhe pas Covid-19.
Gjatë këtyre dy ditëve të seminarit, pjesëmarrësit kishin mundësi të shohin aspekte si Udhëheqja përmes ndryshimeve nga Kolegji Gjyqësor i Londrës, Mbretëria e Bashkuar, Menaxhimi i ndryshimeve organizative që u mbajt nga korporata Insights&Options Ltd. si dhe Sfidat e Menaxhimit të ndryshimeve për udhëheqësit e Gjykatave në periudhën pas covid-19, që u realizua nga Drejtori i Gjykatës së Instancës së Parë të Selanikut.
Përvoja e fituar nga ky seminar është e vlefshme për tu përcjellë dhe ndarë me kolegë në nivel vendor në gjykatat e Kosovës.
06-12-2022