Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

28-12-2022

Nën moduli: Ekspertiza dhe analiza, sesioni i pestë: Eksperimentimi/Ekspertiza nga lëmia e komonikacionit rrugor

Më 28 dhjetor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e nëntë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Ekspertiza dhe analiza”, në mbështetje të trajnuesit z. Armend Hamiti, prokuror në Prokurorin Themelore në Prishtinë dhe z. Ali Shkodra, ekspert i komunikacionit rrugor.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: analizat molekulare e gjenetike dhe analizat e ADN-së, analiza psikologjike, analiza kompjuterike dhe ato financiare.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 6 prokurorë të sapo emëruar 2022/20223.

Shpërndaje :