Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

12-01-2023

Nën moduli-Arsyetimi i vendimeve gjyqësore në lëmine penale , sesioni i tretë – Shkrimi Ligjor dhe Metodologjia e Përdorimit të Formulës IRAC

Më 12 janar 2023, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata nëntë grupi i II, është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën modulin “Arsyetimi i vendimeve gjyqësore” me trajnues z. Bashkim Hyseni, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: shkrimi ligjor në SHBA karakterizohet me përdorimin e metodës IRAC, përmes së cilës adresohen problemet ligjore, çka paraqet IRAC?, identifikimi i çështjes (Problemit), analiza e Normës Ligjore dhe konkluzioni.

Metodologjia e trajnimit është duke u  zbatuar me raste praktike dhe me metodën interaktive.

Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapoemëruar ku prej tyre një nga komuniteti boshnjak.

 

Shpërndaje :