Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

16-01-2023

Nën moduli: I pandehuri në procedurën penale, sesioni i tretë: I pandehuri gjatë procedurës së shkurtër dhe procedura për ndihmë juridike ndërkombëtare

Më 16 Janar 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e nëntë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “ I pandehuri në procedurën penale ”, në mbështetje të trajnuesit z. Valdet Gashi, Prokuror në Prokurorin Speciale të Kosovës.

Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen këto tema: pozita e të pandehurit gjatë procedurës për dhënien e urdhërit ndëshkimor dhe i pandehuri gjatë procedurës për dhënie të ndihmës ndërkombëtare.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 6 prokurorë të shtetit të sapoemëruar 2022/2023.

Shpërndaje :