Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

19-01-2023

Nën moduli-Arsyetimi i vendimeve gjyqësore në lëmine penale , sesioni i parë -Shkrimi ligjor

Më 19 janar 2023, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata nëntë grupi i I, është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën modulin “Arsyetimi i vendimeve gjyqësore” me trajnues z. Bashkim Hyseni, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Gjatë realizimit të këtij  sesioni janë duke u trajtuar, rëndësia e shkrimit ligjor karakteristikat e shkrimit ligjor dhe dallimi me shkrimin tradicional dhe norma ligjore që formalizojnë mënyrën e shprehjes së opinioneve dhe argumenteve.

Metodologjia e trajnimit është duke u  zbatuar me raste praktike po ashtu edhe me metodën interaktive.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar.

Shpërndaje :