Më 20 janar 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e dytë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Kodi i drejtësisë për të mitur”, në mbështetje të trajnuesit znj. Nesrin Lushta, gjyqtare në Gjykatën Supreme.
Gjatë realizimit të këtij sesionit janë duke u trajtuar parimet udhëzuese, përkufizimet që përdoren në KDM, masat dhe dënimet e zbatueshme ndaj të miturve, zgjedhja e masave dhe dënimeve të zbatueshme dhe roli i shërbimit sprovues.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapoemëruar ku prej tyre një është nga komunitetit boshnjak.
20-01-2023