Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

20-01-2023

Nën moduli –Arsyetimi i vendimeve gjyqësore në lëmine civile– sesioni i dytë: Shkrimi dhe arsyetimi i vendimeve gjyqësore në fushën civile përmes metodës IRAC

Më 20 janar 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e parë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Arsyetimi i vendimeve gjyqësore në lëmine civile”, në mbështetje të trajnuesit  z. Fejzullah Rexhepi, Gjyqtar në Gjykatën Supreme.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: shkrimi dhe arsyetimi ligjor përmes metodës  IRAC, Pyetje të Strukturuara, procesi analitik, rëndësia dhe nevoja për procesin analitik dhe analiza e Shkruar Ligjore.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar.

Shpërndaje :