Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

23-01-2023

Nën moduli: Shqyrtimi gjyqësor, sesioni katërt: Paraqitja e provave

Më 23 janar 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e dytë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Shqyrtimi gjyqësor”, në mbështetje të trajnuesit z. Afrim Shala, Gjyqtar i Gjykatës Supreme.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: fjala hyrëse, rregullat e përgjithshme të paraqitjes së provave, marrja në pyetje e dëshmitarëve, deklarimi i ekspertit, provat e marra jashtë gjykatës, leximi i procesverbaleve ose riprodhimi i regjistrimeve dhe marrja në pytje e të akuzuarit.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapoemëruar ku prej tyre një është nga komuniteti boshnjak.

Shpërndaje :