Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

24-01-2023

Nën moduli-Arsyetimi i vendimeve gjyqësore në lëmine penale , sesioni i katërt – Arsyetimi Ligjor dhe metodologjia e hartimit të aktgjykimit penal

Më 24 janar 2023, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata nëntë grupi i I, është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën modulin “Arsyetimi i vendimeve gjyqësore” me trajnues z. Bashkim Hyseni, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: e drejta për një vendim të arsyetuar gjyqësor, metodologjia e hartimit të aktgjykimit penal dhe arsyetimi i aktgjykimit.

Metodologjia e trajnimit është duke u  zbatuar me raste praktike dhe me metodën interaktive.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar.

Shpërndaje :