Më 27 dhe 28 Janar 2023, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim në Ambasadën Amerikane, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme, është duke realizuar trajnimin me temë “Risitë e Kodit të Procedurës Penale”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Burim Ademi, gjyqtar në Gjykatën e Apelit, Departamenti Special, z. Ali Kutllovci, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.
Qëllimi i këtij trajnimi është që pjesëmarrësit të njoftohen me Risitë esenciale të Kodit të Procedurës Penale të cilat kanë tendencë për ndryshime të nevojshme dhe efektive.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar me raste praktike.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët dhe Prokurorët e nivelit Themelor nga regjioni i Prishtinës, bashkëpunëtorët profesional, avokatë si dhe mbrojtës të viktimave.
27-01-2023