Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

27-01-2023

Nën moduli: Shqyrtimi gjyqësor, sesioni gjashtë: Fjala përfundimtare, si dhe procedura e marrjes dhe e shpalljes së aktgjykimit

Më 27 janar 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e dytë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Shqyrtimi gjyqësor”, në mbështetje të trajnuesit z. Afrim Shala, Gjyqtar i Gjykatës Supreme.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: fjala përfudimtare, marrja e aktgjykimit dhe Shpallja e aktgjykimit.

Metodologjia e trajnimit është zbatuar duke realizuar simulim gjyqësor  nga gjyqtarët e sapo emëruar në ambientet e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapoemëruar ku prej tyre një është nga  komunitetit boshnjak.

Shpërndaje :