Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

29-01-2023

TRAJNIM I TRAJNUESVE PËR NDËRMJETËSIM – SESIONI IV

Akademia e Drejtësisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe Shërbimin Federal të Ndërmjetësimit dhe Pajtimit (FMCS) të SHBA-së, të mbështetur dhe të financuar nga Zyra për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe të Zbatimit të Ligjit (INL) pranë Ambasadës së SHBA-së, është duke e zhvilluar sesionin e IV të Trajnimit të Trajnuesve për Ndërmjetësim.

Gjatë këtij sesioni trajnues, 15 ndërmjetësuesit e përzgjedhur si pjesë e grupit të trajnuesve janë duke përgatitur planet e tyre rreth trajnimeve bazike për Ndërmjetësim, të cilat do zhvillohen gjatë javës së parë të muajit shkurt, me përfitues studentë dhe profesionist të tjerë ligjorë.

Gjatë tre ditëve të trajnimit, i gjithë grupi prej 15 trajnuesve është ndarë në 3 grupe punuese, të cilat po rishikojnë mënyrën e arsimit për të rritur, dallimet e trajnimit të ndërmjetësuesve të rinjë dhe atyre me përvojë, deklaratat hyrëse, deklaratat e palëve dhe format e negocimit.

Gjithashtu si pjesë e Trajnimit të Trajnuesve do të jenë edhe përgatitja e Agjendave dhe planit strategjik se si do realizohen trajnimet bazike gjatë javës vijuese, në tri regjione të ndryshme (Prishtinë, Prizren, Mitrovicë).

I gjithë procesi dhe ndarja në grupe është duke u mentoruar nga 3 ekspertët e programit FMCS, z. Peter Swanson, znj. Emily Rife dhe z. Dave Moora.

Përfitues të Trajnimit janë 15 ndërmjetësuesit e përzgjedhur në Programin e Trajnimit të Trajnuesve brenda Akademisë së Drejtësisë.

Shpërndaje :