Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

30-01-2023

Nën moduli: Aktakuza procedura e shqyrtimit, sesioni i parë: Aktakuza

Më 30 janar 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e nëntë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Aktakuza procedura e shqyrtimit”, në mbështetje të trajnuesit z. Valdet Gashi, prokuror në Prokurorinë Speciale.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: nocioni i aktakuzës, llojet e akteve akuzuese, aktakuza e drejtëpërdrejtë, aktakuza pas hetimit, aktakuza me kërkesë për dhënien e urdhërit ndëshkimorë, aktet tjera qe bëjnë të mundur ngritjen e aktit akuzues dhe propozimi i të dëmtuarit për ndjekjen penale.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 6 prokurorë të sapo emëruar 2022/20223.

Shpërndaje :