Më 31 Janar 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e nëntë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Administrimi i procedurës penale”, në mbështetje të trajnuesit z. Admir Shala, Kryeprokuror në Prokurorinë Themelore në Prizren.
Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen këto tema: shkresat që duhet dorëzuar personalisht –Neni 477, procedura e dorëzimit-Neni 478, procedura e dorëzimit elektronik-Neni 479, refuzimi i marrjes së shkresës - Neni 480 dhe dërgimi i shkresave në rrethana të veçanta - Neni 481.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 6 prokurorë të shtetit të sapoemëruar 2022/2023.
31-01-2023