Më 01 Shkurt 2023, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë grupi i II është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën modulin “Provat në procedurën penale” me trajnues z. Burim Ademi, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Në kuadër të këtij sesioni nën temat të cilat po trajtohen janë: kontrolli, kqyrja dhe rikonstrukcioni, kërkesat ndërkombëtare apo provat e siguruara jashtë vendit, provat e pranueshme dhe vlersimi i tyre.
Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike po ashtu edhe me metodën interaktive.
Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapoemëruar, ku një prej tyre është nga komuniteti boshnjak.
01-02-2023