2-3 shkurt 2023, Beograd – Më shumë se 20 përfaqësues të Akademive Gjyqësore dhe Odave të Avokatëve të Ballkanit Perëndimor, gjashtë përfitues, agjentë qeveritarë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe stafi i Këshillit të Evropës, u mblodhën për dy ditë për të diskutuar rezultatet e veprimet e mëparshme të Programit të Përbashkët Horizontal II të BE/KE-së “HELP në Ballkanin Perëndimor” ku u përcaktuan aktivitetet për projektin e ri dyvjeçar të financuar nga Fondi i Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut (HRTF).
Projekti i ri “HELP në Ballkanin Perëndimor” synon rritjen e kapaciteteve dhe aftësive të profesionistëve ligjorë për zbatimin efektiv të standardeve evropiane kryesisht nëpërmjet formimit profesional dhe arsimimit universitar në nivel kombëtar dhe rajonal. Kurset specifike u identifikuan në bashkëpunim të ngushtë me partnerët e BP-së dhe në koordinim me Departamentin për Zbatimin e Vendimeve të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.
Takimi u kryesua nga Eva PASTRANA, Udhëheqëse e Divizionit për Trajnim Gjyqësor dhe të Drejtave të Njeriut, ndërsa pjesëmarrësit u mirëpritën nga z. Këshilli i Evropës.
Kurset HELP mbështesin standardet e Këshillit të Evropës dhe të BE-së (jashtëzakonisht të rëndësishme për BP) dhe janë përshtatur me nevojat ligjore vendase. Ato zbatohen në bashkëveprim me Institucionet për Trajnim të Gjyqësorë dhe Odat e Avokatëve të BP-së, ku disa prej tyre bëhen pjesë integrale e programeve kombëtare të trajnimit dhe të tjera duke përforcuar rrjetëzimin rajonal midis këtyre institucioneve dhe profesionistëve ligjorë.
Duke vlerësuar nevojat për trajnim të institucioneve partnere në diskutimet e linjës me përfaqësues nga Agjentët e Qeverisë dhe Departamenti për Zbatim i Këshillit të Evropës, kurset e mëposhtme HELP janë përzgjedhur paraprakisht si prioritet për disa nga partnerët e BP-së. Shikoni videot prezantuese 2 minutëshe duke klikuar në linkun më poshtë:
• Ndalimi i keqtrajtimit
• Standardet e KPT-së
• E drejta për liri dhe siguri
• Alternativat e paraburgimit
• Masat mbrojtëse procedurale në procedimet penale dhe të drejtat e viktimave (https://vimeo.com/407666391)
• Arsyetimi gjyqësor dhe të drejtat e njeriut
• Etika për gjyqtarët, prokurorët dhe avokatët (https://vimeo.com/540560904)
• Mbrojtja e të dhënave dhe të drejtat e privatësisë (https://vimeo.com/400924603)
• Ligji për familjen dhe të drejtat e njeriut (https://vimeo.com/407596263)
• Te drejtat e pronës
Shumë nga kurset e listuara më sipër janë tashmë të disponueshme në gjuhët e BP si vetë-mësim në platformën e-learning të Këshillit të Evropës HELP në https://help.elearning.ext.coe.int/ dhe, pas përfundimit, pjesëmarrësit mund të pranojnë deklarata të individualizuara dhe dixhitale për arritshmëri.
03-02-2023