Më 14 shkurt 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e nëntë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Aktakuza procedura e shqyrtimit”, në mbështetje të trajnuesit z. Valdet Gashi, prokuror në Prokurorinë Speciale.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: Përgjegjësia penale për kryerësit me çrregullime mendore, përgjegjësia penale për kryerësit e veprave penale të cilët janë nën ndikimin e alkoolit dhe drogës dhe propozimi dhe procedura e shqiptimit të masës për trajtim të detyrueshëm, rehabilitues.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 6 prokurorë të sapo emëruar 2022/20223.
14-02-2023