Më 23 Shkurt 2023, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me GIZ, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar Trajnimin me temë “Procedura gjyqësore me rastin e gjykimit me merita në procedurën e konfliktit administrativ”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: znj. Delushe Halimi, gjyqtare në Gjykatën e Apelit.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve mbi procedurën e inicimit të konfliktit administrativ dhe si zhvillohet ajo në gjykatën kompetente ndaj vendimeve të organeve të administratës publike dhe organeve të qeverisjes në Kosovë.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarë nga Gjykata Komerciale, Gjyqtarë nga Gjykatat Themelore departamenti Administrativ dhe inspektor nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimi Hapsinor.
23-02-2023