Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

28-02-2023

Nën moduli: Provat gjatë hetimit, sesioni i katërt: Provat në fazën e hetimeve, bastisjet- kontrolli - sekuestrimi i përkohshëm dhe ekspertizat

Më 28 shkurt 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e nëntë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Provat gjatë hetimit”, në mbështetje të trajnuesit z. Bahri Hyseni, Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen: papranueshmëria e provave të marra gjatë kontrollit, kontrolli dhe sekuestrimi i përkohshëm dhe ekspertimi si provë,

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 5 prokurorë të shtetit të sapoemëruar 2022/2023.

Shpërndaje :