Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

07-03-2023

Nën moduli: Provat gjatë hetimit, sesioni i gjashtë: Provat e papranueshme

Më 07 mars 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e nëntë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Provat gjatë hetimit”, në mbështetje të trajnuesit z. Bahri Hyseni, Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen: rregullat e përgjithshme për provat dhe disa nga provat e papranueshme sipas KPP-së.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 5 prokurorë të shtetit të sapoemëruar 2022/2023.

Shpërndaje :