Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

21-03-2023

Nën moduli –Procedurat e veçanta sipas KPPK-së, sesioni i parë: Procedurat ndaj personave të cilët kanë kryer vepra penale nën ndikimin e alkoolit ose drogës dhe procedurat penale ku përfshihen kryerësit me çrregullime mendore

Më 21 mars 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e nëntë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “ Procedurat e veçanta sipas KPPK-së ” me trajnues z. Arben Ismajli, Prokuror në Prokurorinë e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen: Përgjegjësia penale e personit fizik, sëmundjet mendore të përkohshme dhe të përhershme, çrregullimi mendor i përkohshëm, zhvillimi mendor me ngecje dhe përgjegjshmëria esenciale e zvogëluar dhe ndikimi i saj në përgjegjësinë penale dhe sanksioni sipas KPPK-së

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 5 prokurorë të sapo emëruar 2022/20223.

Shpërndaje :