Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

21-03-2023

Trajnim për praktikat gjyqësore në çështje familjare

Më 21-22 Mars 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar Trajnimin me temë Trajnim për praktikat gjyqësore në çështje familjare”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Hajredin Kuqi, Profesor në Universitetin e Prishtinës-Fakulteti Juridik z. Valon Totaj, Kryetar në Gjykatën e Apelit dhe z. Lumni Sallauka, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me trajtimin dhe adresimin e sfidave të praktikës gjyqësore lidhur me zbatimin e dispozitave materiale dhe procedurale nga fusha e së drejtës familjare.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët e Gjykatave Themelore.

Shpërndaje :