Më 29-30 Mars 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin me temë “Mbrojtja dhe siguria e gazetarëve”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Sulltan Dobraj, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Gjakovë dhe znj. Fikrije Fejzullahu, prokurore në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.
Ky trajnim ka për qëllim që të trajtojë aspektet të ndryshme të rëndësishme për mbrojtjen dhe sigurinë e gazetarëve me fokus në rastet më të njohura të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut si dhe në rastet vendore.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Bashkëpunëtorët profesional nga regjionet e ndryshme.
29-03-2023