PTA-
Trajnim i avancuar për gjyqtarët porotë: Etika dhe sjellja profesionale e gjyqtarëve porotë
Më 18 prill 2012, IGJK, ka realizuar një trajnim për gjyqtarë porotë me temën e sipërshënuar.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte ngritja profesionale e gjyqtarëve porotë për të vepruar në mënyrë të pavarur dhe të paanshme si dhe për të ushtruar funksionin e tyre sipas standardeve më të larta etike dhe profesionale. Në këtë mënyrë gjyqtarët janë njohur edhe me rolin e tyre në ngritjen e besimit të publikut për sistemin gjyqësor.
18-04-2012