Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

17-05-2023

Nën moduli: Menaxhimi i rasteve dhe vlerësimi i performancës, sesioni i tretë: Vlerësimi i Performancës së gjyqtarëve

Më 17 maj 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar nga nën moduli “Menaxhimi i rasteve dhe vlerësimi i performancës”, në mbështetje të trajnuesit z. Lumni Sallauka, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen: vlerësimi i performancës së gjyqtarëve, synimi dhe objektivat, legjislacioni i zbatueshëm lidhur me vlerësimin e performances së gjyqtarëve, rregullat bazë për vlerësimin e performances së gjyqtarëve, treguesit matës të kritereve për vlerësim të performances, vlerësimi i performances së gjyqtarëve me mandat fillestar dhe vlerësimi i performances së gjyqtarëve me mandat të përhershëm.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar ku prej tyre një është nga komunitetit boshnjak.

Shpërndaje :