Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

22-05-2023

Nën moduli –Procedura kontestimore, pjesa e dytë– sesioni i dytë: Shqyrtimi paraprak i padisë dhe përgjigja në padi

Më 22 maj 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik  nga nën moduli “Procedura kontestimore-pjesa dytë”, në mbështetje të trajnuesit z. Hasan Shala, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: Shqyrtimi paraprak i padisë, dërgimi i padisë palës së paditur, përgjigja në padi.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar një prej tyre është nga komuniteti boshnjak.

Shpërndaje :