Më 30 Maj 2023, Akademia e Drejtësisë është duke realizuar trajnimin për bashkëpunëtorë profesional me temë “Mjetet Juridike dhe Procedurat e veçanta”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Atdhe Dema, prokuror në Prokurorinë Speciale në Republikën e Kosovës dhe z. Avni Mehmeti, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me mjetet juridike.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar dhe raste praktike.
Përfitues të këtij trajnimi janë bashkëpunëtoret profesional nga gjitha gjykatat dhe prokuroritë e Kosovës.
30-05-2023