Më 17-18 maj 2017, Akademia e Drejtësisë mbështetjen e Ambasadës së SHBA-ve dhe në bashkëpunim me Zyrën e Kombeve të Bashkuara për Drogat dhe Krimin – UNODC, ka realizuar trajnimin me temë “Hetimi dhe gjykimi i rasteve me luftëtarë të huaj terrorist (LHT) në Evropën Juglindore”.
Ky trajnim kishte për qëllim që të kontribuoj në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe thellimin e njohurive të pjesëmarrësve rreth çështjeve të hetimit dhe të gjykimit të rasteve ku përfshihen luftëtarët e huaj terrorist.
Ekspert vendor dhe ndërkombëtarë gjatë trajnimit kanë trajtuar kornizën ligjore dhe praktikat vendore dhe ndërkombëtare në lidhje me terrorizimin, sfidat dhe vështirësitë, elementet e veprave të luftëtarëve të huaj terrorist si dhe hetimin e veprave që ndërlidhen me luftëtarëve të huaj terrorist.
Vëmendje i është kushtuar edhe bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, me që krimi i ka tejkaluar kufijtë e brendshëm dhe ka marrë dimension ndërkombëtarë dhe si i tillë nuk mund të luftohet i vetëm në mënyrë efektive. Marrë parasysh lëvizjen e lirë të krijuar, persona udhëtojnë nga një shtet në shtetin tjetër për qëllimin e kryerjes së veprave penale, planifikimit, ose përgatitjes së pjesëmarrjes në akte terroriste. Si rezultat i kësaj, shtetet duhet të ndërmarrin masa të shtuara në parandalimin, ndërmarrjen e masave administrative, hetimin, gjykimin dhe vëmendje të veçantë duhet ti kushtohet risocializimit dhe rehabilitimit të këtyre personave pas vuajtjes së dënimit.
Trajnimi u zhvillua përmes diskutimeve interaktive, pjesë të caktuar të trajnimi janë përcjellë me video dhe rastet të ndryshme studimore.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë, prokurorë të nivelit themelor dhe policë hetues nga Policia e Kosovës.
18-05-2017