Më 06 qershor 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Kodi Penal-pjesa e përgjithshme”, në mbështetje të trajnuesit z. Blerim Isufaj, Kryeprokuror në Prokurorinë Speciale.
Nga ky trajnim dhe temës adekuate po trajtohen: dhuna nocioni dhe llojet e dhunës, kanosja, vepra e rëndësisë së vogël dhe urdhëratë nga lartë.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 21 prokurorë të sapoemëruar 2023/2024.
06-06-2023