Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

06-06-2023

Nën moduli: E drejta e BE-së sesioni i tretë: Burimet e së Drejtës së Bashkimit Evropian

Më 06 qershor 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e nëntë është duke realizuar trajnim teorik nga nën moduli “E drejta e BE-së”, në mbështetje të trajnuesit z. Emrush Ujkani, Ekspert në të drejtën e BE-së.

Në kuadër të kësaj teme janë duke u trajtuar: Aspektet që kanë të bëjnë m burimet e së drejtës së BE-së dhe Burimet e së Drejtës së Bashkimit Evropian.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 5 prokurorë të sapoemëruar 2022/2023.

Shpërndaje :