Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

06-06-2023

Program i Specializuar i Trajnimit Korrupsioni zyrtar dhe veprat penale kundër detyrës zyrtare – Sesioni II

Më 06-07 Qershor 2023, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar Trajnimin me temë “Program i Specializuar i Trajnimit Korrupsioni zyrtar dhe veprat penale kundër detyrës zyrtare – Sesioni II”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Bashkim Hyseni, gjyqtar në Gjykatën e Apelit dhe z. Kujtim Munishi, Kryeprokuror në Prokurorin Themelore në Prishtinë.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me elementet e veprës penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare korrupsionit për zbatimin e drejtë të dispozitave ligjore.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët dhe prokurorët Departamentit Special dhe Departamentit të Krimeve të Rënda (niveli themelor dhe i apelit) si dhe bashkëpunëtorët profesional dhe ekspertët e PSRK-së.

Shpërndaje :