Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

07-06-2023

Nën moduli –E drejta administrative– sesioni i dytë: Fillimi i procedimit administrativ

Më 07 qershor 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik  nga nën moduli “E drejta administrative”, në mbështetje të trajnueses znj. Delushe Halimi, Gjyqtare në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: fillimi i procedimit administrativ, fillimi i procedimit nga organi i administratës publike, subjektet e procedurës, zotësia dhe përfaqësimi ligjorë është paraparë me  (nenin 15), përfaqësuesi i autorizuar  është paraparë me  (nenin 17), përfaqësuesi i Përbashkët është paraparë me (neni 18), zotësia për të qenë Përfaqësues është parashikuar me (nenin 19), kryerja e veprimeve procedurale  është paraparë me (nenin 20) dhe dorëzimi i kërkesave.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar prej tyre një nga komuniteti boshnjak.

Shpërndaje :