Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

24-05-2017

Administrimi i provave në procedurën për kundërvajtje – parimet udhëheqëse

Më 24 maj 2017, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme, nga lëmia e kundërvajtjes realizoi trajnimin me temë “Administrimi i provave – parimet udhëheqëse”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte të sqaroj në mënyrë të hollësishme administrimin e provave në procedurën për kundërvajtje, identifikimin dhe vlerësimin e provave në procedurë si dhe efektin e tyre në marrjen e një vendimi të drejtë dhe të bazuar në ligj.

Në fokus të trajnimit ishin temat si: fillimi i procedurës kundërvajtëse, administrimi i provave, parimet udhëheqëse juridike gjatë administrimit të provave, kuptimi i faktit, kuptimi i provës argumentit, provat, marrja e provës, vendi i ngjarjes, marrja në pyetje e të pandehurit, marrja në pyetje e dëshmitarit, pyetjet lidhur me faktet vendimtare, ballafaqimi, qëllimi si dhe planifikimi i ballafaqimit.

Metodologjia e trajnimi është karakterizuar edhe me punën në grupe të pjesëmarrësve. Të gjithë pjesëmarrësit janë përfshirë në debat, në prezantim të punës në grupe duke dhënë mendimin e tyre varësisht nga elementet e rastit praktik.

Përfitues të trajnimit ishin gjyqtarë nga departamenti për kundërvajtje të gjykatave themelore nga regjione të ndryshme të Kosovës.

Shpërndaje :