Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

12-06-2023

Nën moduli: Kodi Penal-pjesa e përgjithshme, sesioni i pestë- Dashja

Më 12 qershor2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Kodi Penal-pjesa e përgjithshme”, në mbështetje të trajnuesit z. Blerim Isufaj, Kryeprokuror në Prokurorinë  Speciale.

Nga ky  trajnim dhe temës adekuate po trajtohen: dashja direkte, elementi intelektual apo i vetëdijes te dashja direkte, elementet volutive apo i dëshirës (i vullnetit),  dashja eventuale, dallimet mes dashjes direkte dhe eventuale, përgjegjësia penale dhe ndëshkimi te veprat penale të kryera me dashje direkte dhe eventuale, dashja direkte dhe eventuale, si tipare e figurës së veprës penale, qëllimi si tipar subjektiv i veprës penale, llojet e posaçme të dashjes dhe motivi.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 21 prokurorë të sapoemëruar 2023/2024.

Shpërndaje :