Më 13 Qershor 2023, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar Trajnimin me temë “Veprat penale kundër integritetit seksual të femijëve”.
Trajnues i angazhuar në këtë trajnim eshte: z. Kujtim Munishi, Kryeprokuror në Prokurorin Themelore në Prishtinë.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me trafikimin me njerëz dhe kontrabandimit me migrant, ku të dëmtuar janë fëmijët, që si rezultat i kësaj në praktikë gjatë hetimit dhe gjykimit të këtyre rasteve ka probleme rreth aplikimit të dispozitave materiale lidhur me këto vepra penale.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtar dhe prokuror nga Departamenti për të Mitur.
13-06-2023