Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

19-06-2023

Nën moduli –E drejta administrative– sesioni i dhjetë: Aktgjykimi dhe mjetet juridike në konfliktin administrativ

Më 19 qershor 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “E drejta administrative”, në mbështetje të trajnueses z. Hasan Shala, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: nxjerrja e aktgjykimit, mjetet juridike në konfliktet administrative, ankesa në procedurën administrative gjyqësore, forma dhe përmbajtja e ankesës dhe kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar prej tyre një nga komuniteti boshnjak dhe një nga komuniteti turk.

Shpërndaje :