Më 21-22 Qershor 2023, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane - OPDAT është duke realizuar Trajnimin me temën “Politika ndëshkimore dhe zbatimi i udhëzuesit”
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Agim Maliqi, gjyqtar në Gjykatën Supreme të Kosovës, z. John Hanley, Këshilltar Ligjor Rezident në Ambasadën e SHBA-se në Kosovë, znj. Benina Kusari, Eksperte e lartë ligjore/ Ambasada e SHBA Prishtinë.
Gjatë këtij trajnimi pjesëmarrësit patën mundësinë të avancojnë njohuritë e tyre lidhur me Seancën për matjen e dënimit, rëndësinë e zhvillimit të kësaj seance, zbatimin e udhëzuesit për politikën ndëshkimore si dhe rrethanat lehtësuese dhe rënduese me rastin e caktimit të dënimit.
Metodologjia e këtij trajnimi ishte e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke shqyrtuar raste studimore.
Përfitues të këtij trajnimi ishin: Prokuror dhe gjyqtar nga niveli themelor nga të gjitha regjionet e Kosovës.
21-06-2023