Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

22-06-2023

Nën moduli –E drejta e pronësisë dhe të drejtat tjera të përafërta–sesioni i parë: E drejta e pronësisë

Më 22 qershor 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “E drejta e pronësisë dhe të drejtat tjera të përafërta”, në mbështetje të trajnuesit z. Erdogan Haxhibeqiri, Trajnues në Akademinë e Drejtësisë.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: nocioni i pronësisë, pronësia dhe pasuria, karakteristikat e pronësisë dhe kufizimet e pronësisë

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar prej tyre një nga komuniteti boshnjak dhe një nga komuniteti turk.

Shpërndaje :