Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

04-07-2023

Program i Specializuar i Trajnimit Veprat penale të kryera nëpërmjet prokurimit publik – Sesioni I

Më 04-05 Korrik 2023, Akademia e Drejtësisë, në bashkapunim me US-DOJ/OPDAT, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar Trajnimin me temë “Program i Specializuar i Trajnimit Veprat penale të kryera nëpërmjet prokurimit publik – Sesioni I”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Admir Shala, Kryeprokuror në Prokurorinë Themelore në Prizren dhe z. Agim Sheqiri, Trajnues për Prokurim Publik.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me lidhur me procedurat e prokurimit publik dhe hetimi i veprave penale në prokurim publik në të gjitha fazat e prokurimit publik.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët e Gjykatave Themelore, duke përfshirë edhe gjyqtarët e Departamentit Special, prokurorët e Prokurorive Themelore si dhe ata të Prokurorisë Speciale dhe zyrtarët hetues policor.

Shpërndaje :