Nën moduli: E drejta e punës, sesioni i katërt- Mbrojtja në punë
Më 10 korrik 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestare, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “ E drejta civile”, në mbështetje të trajnuesit z. Lumni Sallauka, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: Përgjegjësitë e punëdhënësit në rastet e aksidenteve në punë apo sëmundjeve profesionale, Të drejtat e të punësuarit në rastet e aksidenteve dhe sëmundjeve profesionale, legjislacioni i zbatueshëm në rastet e aksidenteve në punë apo sëmundjeve profesionale.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapo emëruar prej tyre një nga komuniteti boshnjak dhe një nga komuniteti turk.
11-07-2023