Më 9 qershor 2017, Akademia e Drejtësisë në kuadër të trajnimeve të vazhdueshme, ka realizuar trajnimin me temë “Pranueshmëria e kërkesës në Dhomën e Posaçme”.
Ky trajnim kishte për qëllim që të kontribuoj në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe thellimin e njohurive të pjesëmarrësve rreth pranueshmërisë së kërkesës, kritereve dhe zbatimi i drejtë i dispozitave ligjore të LPK si dhe LDHP.
Gjatë këtij trajnimi u trajtuan aspektet e përgjithshme mbi pranueshmërinë e kërkesave, veprimet e gjykatës pas dorëzimit të kërkesës, kontrolli gjyqësor i plotësimit të kritereve të pranueshmërisë së kërkesës si dhe kriteret për pranueshmërinë e saj nga Dhoma e Posaçme.
Në trajnim gjithanshëm u trajtuan edhe rastet më të shpeshta të kritereve të pa plotësuara në lëndët e dorëzuara në DHPGJS e cila u elaborua përmes rasteve praktike.
Pjesëmarrësit patën rastin që përmes ushtrimeve në grup të vlerësojnë nga shembujt praktik nëse janë plotësuar të gjitha kriteret e pranueshmërisë dhe në cilin drejtim gjykata ka nevojë të përqendrohet për të vlerësuar nëse janë plotësuar kriteret e pranueshmërisë së kërkesës, si dhe cilat veprime gjykata duhet ti ndërmerr gjatë këtij procesi para se të kalon te shqyrtimi i meritave të padisë.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë nga Gjykata Supreme dhe Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme, Gjykata e Apelit dhe gjykatat themelore si dhe bashkëpunëtorë profesional.
09-06-2017