Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

21-07-2023

Nën moduli –Arsyetimi i vendimeve gjyqësore në lëmine civile– sesioni i tretë: Interpretimi dhe arsyetimi ligjor

Më 21 korrik 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Arsyetimi i vendimeve gjyqësore në lëmine civile”, në mbështetje të trajnuesit  z. Faton Ademi, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: interpretimi si komponentë e rëndësishme për shkrimin dhe arsyetimin ligjor, llojet e interpretimit, metodat e interpretimit, analogjia, arsyetimi ligjor dhe arsyetimi ligjor me analogji dhe deduktiv.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar prej tyre një nga komuniteti boshnjak dhe një nga ai turk.

Shpërndaje :