Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

04-09-2023

Nën moduli: Kodi Penal-pjesa e përgjithshme, sesioni i tetë: Dhuna dhe kanosja

Më 04 shtator 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Kodi Penal-pjesa e përgjithshme”, në mbështetje të trajnuesit z. Bashkim Hyseni, gjyqtar në Gjykatën e Apelit-Departamenti Special.

Nga ky sesion gjyqtarët e sapo emëruar janë duke përfituar nga: dhuna nocioni dhe llojet e dhunës, kanosja, vepra e rëndësisë së vogël dhe urdhëratë nga lartë.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar prej tyre një nga komuniteti boshnjak dhe një ai turk.

Shpërndaje :