Më 21 qershor 2017, Akademia e Drejtësisë ka realizuar trajnimin me temë “Ngrirja e përkohshme aseteve, sekuestrimi dhe konfiskimi i pasurisë“.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte krijimi i praktikave më të mira në drejtim të zbatimit të dispozitave ligjore që kanë të bëjnë me ngrirjen e përkohshme të aseteve, sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurisë.
Me rastin e këtij trajnimi janë trajtuar çështjet rreth sekuestrimit dhe konfiskimit sipas Kodit të Procedurës Penale (KPP) përfshirë edhe dispozitat e Ligjit për Kompetencat e Zgjeruara për Konfiskimin e Pasurisë së Përfituar me Vepër Penale i cili ofron mundësi për sekuestrim dhe konfiskim.
Vëmendje të veçantë i është kushtuar edhe krahasimeve të legjislacionit vendor dhe atij ndërkombëtarë, rasteve të praktikës gjyqësore, si dhe prezantimit të trendëve globale në këtë fushë.
Trajnimi u zhvillua në formë të diskutimeve interaktive, ku pjesëmarrësit kishin mundësinë të paraqesin sfidat dhe vështirësitë me të cialt ballafaqohen në praktikë në rastet e ngrirjes së përkohshme të aseteve, sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurisë.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë dhe prokurorë të nivelit themelor.
21-06-2017