Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

07-09-2023

Kodi i Etikës dhe sjelljes profesionale të prokurorëve

Më 07 Shtator 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar Trajnimin me temë Kodi i Etikës dhe sjelljes profesionale të prokurorëve”.

Trajnues i angazhuar në këtë trajnim është: z. Jetish Maloku, Kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve me parimet bazë të etikës profesionale të prokurorëve, bazën ligjore, procedurën disiplinore ndaj prokurorëve, obligimet e autoritetit kompetent dhe të Këshillit Prokurorial në procedurë disiplinore.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Prokuror, gjyqtar  nga niveli Themelor.

 

Shpërndaje :