Më 18 shtator 2023 , Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Masat e sigurisë së pranisë së të pandehurit në procedurën penale”, në mbështetje të trajnuesit z. Zyhdi Haziri, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: ndalimi i të pandehurit pet t’iu afruar vendit të caktuar dhe personave të caktuar dhe obligimi i të pandehurit për paraqitjen më të afërt në stacionin policor.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 21 prokurorë të sapo emëruar 2023/2024.
18-09-2023